Futboll La Liga Sport

LA LIGA/ E kërkon United, Bale presion drejtuesve të Realit

Nga fjalët tek faktet. E ardhmja e Gareth Bale nuk është përcaktuar ende dhe për t’i dhënë zgjidhje situatës kanë nisur edhe lëvizjet konkrete. Përfaqësuesi i uellsianit, Johnatan Barnett, do të ulet të bisedojë me drejtuesit e Realit të Madridit për të kuptuar se cilat janë qëllimet e klubit.

Çështja kryesore ka të bëjë me aktivizimin e 29- vjeçarit. Bale nuk dëshiron të largohet nga Madridi, sidomos pas dozës së lartë të moralit që i dhuroi triumfi në Championsit, ku ishte protagonist kryesor, megjithatë mungesa e minutazhit është një problem për anësorin.

Kjo do të jetë çështja e parë që meanxheri i numrit 11 do të diskutojë me drejtuesit madrilen. Nëse nuk merr garancitë e kërkuara nga menaxheri përgjithshëm i “Los Blancos”, Jose Angel Sanchez, atëherë Barnett do të mësojë kërkesën e Realit për kartonin e Gareth Bale.

Në këtë mënyrë qëndrimi i britanikut në kryeqytetin spanjoll varet shumë nga trajneri i ri.  Vetë lojtari nuk është i kënaqur me minutat e ofruara sezonin e fundit nga Zidane por me largimin e francezit gjërat pritet të ndreyshojnë.

Për Gareth Bale janë shfaqur në dritare disa klube të rëndësishme, veçanërisht Manchester United. Mourinho u ka kërkuar me ngulm drejtuesve afrimin e 29-vjeçarit.

Related posts

Statistikat flasin në favor të Barcelonës, gjithnjë e më afër titullit

Q.Autor

Leicester godet në merkato, merr mbrojtësin e Portugalisë

Sadik.Autor

SHKËLQEU NË BOTËROR/ Southgate rinovon me Anglinë, trajneri i “3 luanëve” ka firmosur deri në…

Isa.Autor

Leave a Comment