Futboll Sport

E ARDHMJA E TEKNIKUT TEK MANCHESTER UNITED/ Flet Allegri: Nuk flas mirë anglisht, por…

Mançester Junajtid nuk po kalon një formë të mirë në këtë fillim sezoni, teksa në 8 ndeshje të zhvilluara kanë marrë vetëm 9 pikë.

Pikërisht nga kjo mund ta pësojë trajneri Solskjaer, i cili në rast se dështon të marrë një rezultat pozitiv ndeshjen e radhës kundër Liverpulit, atëherë rrezikon shumë shkarkimin. Drejtuesit e “Djajve të Kuq” janë në kërkim të një trajneri për t’i besuar stolin e skuadrës së tyre, dhe besohet se ata kanë pikëtuar teknikun italian, Masimiliano Alegri.

Ish-tekniku i Juventusit është profili ideal sipas drejtuesve, të cilët dëshirojnë të kthehen përsëri te sukseset. Për këto zëra ka folur edhe vetë tekniku italian, i cili në një intervistë është shprehur: “Unë nuk flas ende mjaft mirë anglisht, por po mësoj.”

Pikërisht nëpërmjet kësaj që tha italiani, shtohen edhe më shumë zërat që e lidhin emrin e Alegrit me stolin e Junajtid.

Related posts

“FINALE” MBIJETESE PA GOLA/ “Bardheblutë” ngecin mes dëshpërimit me Kastriotin, frika vazhdon

Delo.autor

Ja si pritet në Zagreb fitorja e Kroacisë ndaj Argjentinës (VIDEO)

Sadik.Autor

“Shpërbëhet” Shqipëria e Euro 2016, mungesa të rëndësishme në testin e Zvicrës

Sadik.Autor

Leave a Comment