Arsenali ka nisur të mendojë për merkaton dhe Emery mendon t’i bëjë një shaka të kripur ish ekipit të tij Paris Saint Germain.
Topçinjtë janë shumë pranë akordit me mesfushorin e talentuar Yacine Adli i cili ka refuzuar rinovimin me parizienët për të pranuar projektin e klubit anglez.
Për 17-vjeçarin njëkohësisht interesoheshin Bayern Munchen dhe Real Madrid por zgjedhja e tij është Arsenal teksa ka marrë edhe garanci nga ana sportive nga trajneri Unai Emery.