Futboll Premier League Sport

Chelsea bën ofertë për Alisson, Courtois pranë largimit

Sky Italia raporton se Chelsea ka bërë një ofertë për portierin e Roma-s Alisson, me Thibaut Courtois që mesa duket pritet të largohet në verë.

Alisson është bërë një nga portierët më të mirë në botë gjatë këtij sezoni duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve elitare si Liverpool dhe Real Madrid.

Këtë sezon, braziliani ka luajtur në të gjitha ndeshjet e Serie A me Roma-n, duke luajtur edhe në fazën e grupit dhe nokautit të Champions League.

Sky Italia raporton se Chelsea ka bërë një ofertë për Alisson teksa po përgatitet të shesë Courtois.

Kontrata e portierit belg skadon në verën e 2019 dhe Chelea do të përfitojë një shumë të mirë nga shitja e tij që të mos rrezikojë ta lejojë të largohet falas në fund të sezonit të ardhshëm.

Related posts

PAS 6 MINUTASH LOJË/ Shikoni super golin e Dybalas që shënon ndaj Frosinones (VIDEO)

Delo.autor

ZYRTARIZIMI ÇËSHTJE KOHE/ Conte ka gati LISTËN E BLERJEVE për janarin

Isa.Autor

LAJMI I KEQ/ Shtohen problemet për Shaqirin te Liverpooli

F.autor

Leave a Comment