Futboll Sport

Botërori 2018/ Çmenden britanikët, miliona paund për ushqim dhe pije

Shifrat nga VoucherCodes dhe nga qendra për kërkimet e shitjeve me pakicë tregojnë se shumica e publikut britanik (86%) kanë planifikuar se do të shohin turneun e Kupës së Botës nga shtëpia. Ata që do të qëndrojnë në shtëpi pritet që të shpenzojnë 240 milion paund për ushqim dhe 297 milion paund alkool nëse Anglia kalon në raundin e dytë, ndërkohë që parashikohet që të se nëse ekipi i tyre i zemrës kalon në finale, shpenzimet do të jenë 1.12 miliard paund.

Ky kërkim ka zbuluar se shitësit mund të bëjnë dhe çiftëzime çmimesh dhe ulje për të pasur më shumë përfitime. Mësohet se 26% e 18-24 vjeçarëve mund të shpenzojnë më shumë nëpër dyqane nëse do t’iu ofroheshin kombinime rreth pijeve dhe ushqimit. Sidoqoftë, kjo strategji nuk tërheq konsomatorët  e vjetër, pasi vetëm 2% e tyre mund të ndjekin këtë këshillë.

Jimmy Neë, drejtori i marketingut në VoucherCodes, thotë: “Kupa e Botës 2018 do të jetë një ngjarje e madhe në Britaninë e Madhe, jo vetëm për fansat e futbollit, por edhe për shitësit britanikë, të cilët do të qarkullojnë 1.33 miliard paund gjatë muajit të ardhshëm kur edhe do të zhvillohet turneu”.

“Shitësit mund të zmadhojnë mundësitë e tyre për produktet që kanë, duke krijuar sa më shumë oferta. Çdo gjë nga pika e shitjes deri te sugjerimet apo te ofertat, mund t’i ndihmojnë ata për të rritur të ardhurat që pa nisur Kupa e Botës”.

Related posts

Iniesta: Coutinho s’ka ardhur për të dalë në pension te Barça

Q.Autor

KAPITENI RAMOS FESTON ME SHQIPONJË/ “Los Blancos” triumfon me “POKER” ndaj Eibar dhe kap kreun e La Ligas

Delo.autor

ÇELËSI NË SHITJE/ Kush është filantropisti 86-vjeçar i cili mund të blejë blutë e Londrës

F.autor

Leave a Comment