Futboll Sport

Dilema për trajnerin, në Shkodër del në skenë emri i Hafizit

Në klubin shkodran ende nuk janë duke u marrë me të ardhmen. Te Vllaznia vazhdojnë të qajnë rënien nga kategoria. Po flitet për faje dhe fajtorë, por pa u ndalur për të analizuar shkaqet që çuan këtë skuadër në këtë katastrofë. Nuk dihet ende nëse drejtuesit aktualë do të vazhdojnë apo do të ketë ndryshime.

Por, ajo që duket e habitshme është se në këto momente kanë filluar që të dalin edhe kandidaturat e para për kreun e pankinës. Pas emrave më të mundshëm që janë ato të Edi Martinit, Samuel Nikës, apo të tjerë, së fundmi ka dalë edhe emri i ish-futbollistit dhe ish-teknikut të kësaj skuadre, ai i Astrit Hafizit. Ai shihet si një trajner që ka lënë gjurmë të thella te ky klub. Deri tani nuk ka asgjë konkrete dhe pritet që në javët në vazhdim të mësohet më shumë.

Related posts

TENIS/ Zihet me gjyqtarin dhe largohet, kundërshtari e bind të rikthehet në fushë

Delo.autor

TËRMETI TRAGJIK/ Solidarizimi nga bota e futbollit, lojtari serb lutet për Shqipërinë (FOTO)

Delo.autor

PERIUDHA MË E ERRËT NË KARRIERË/ Drama e Strinic: Kisha frikë se nuk do të kthehesha

Isa.Autor

Leave a Comment