Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Laçi-Kukësi, Mbyllet pjesa e parë, Barazpeshë totale në Kurbin

Po të luhet në Laç takimi mes vendasve dhe Kukësit në kuadër të javës së 28-të të Superiores.

Të dyja ekipet janë të etura për pikë, kurbinasit për të arritur një vend në Europë, ndërsa verilindorët mbajnë ende shpresa për titullin kampion. Ernest Gjoka do të debutojë në sfidën e sotme pas largimit të Ndreut. Pas fitores së thellë me Teutën, trajneri i Laçit, Sulejman Starova kërkon nga ekipi një tjetër sforco për të qenë sa më pranë zonës që të çon në Europë.

Një fitore me verilindorët do e zvogëlonte diferencën me ta vetëm në dy pikë Trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare:

LIVE|LAÇI-KUKËSI 0-0

KOMENTI LIVE:

45′ Mbyllet pjesa e parë. Barazpeshë pa gola në Laç.

41′ Lushkja godet jashtë zone me potencë, topi për pak sa nuk hyn në portë. Rasti i artë për Laçin.

36′ Mersinaj ndërhyn saktë, duke larguar topin para se të mbërrijë te Rama në zonë.

34′ Minuta të mira, ritëm dhe raste në të dyja portat. Barazpeshë në Laç.

29′ Dy krosime të mira në zonë për Laçin, por Cokaj dhe Xhixha nuk i shfrytëzojnë dot.

27′ Kordeiro bie në zonë, arbitri vazhdon lojën, braziliani inuk konteston vendimin.

23’Limaj merr karton të verdhë dhe humbet ndeshjen e rradhës.

22′ Laçi barazpeshon disi sfidën duke fituar disa metra në fushë. Kurbinasit tentojnë të dalin në sulm nga krahët.

19′ Ka probleme për Rrocën, por mesfushori ia del të vazhdojë lojën,

16′ Çokaj kërkon Mane me një parabël, del me shpejtësi portieri Frashëri, duke kontrolluar topin.

14′ Mane tenton të kaloj mbrojtjen e Kukësit, por Teqja e ndal atë. Shumë konfuz afrikani.

12′ Kukësi luan më shpejtë dhe është më afër zonës së Laçit.

9′ Rexhinaldo godet topin brenda zonës, pas topit të Limajt, por mozambikasi ishte pozicion jashtë loje. Kukësi këmbëngul në sulm me Shkurtajin dhe Rexhinaldon, por Laçi largon topin nga zona. Minuta të mira këto për verildorët.

5′ Kukësi ka topin dhe kontrollon lojën pa një rast të pastër. Laçi i organizuar në lojën e vet.

3′ Rama futet në zonë nga krahu i majtë, ndalet në hyrje të zonës pastër nga Lushkja, arbitri Koçi vazhdon lojën.

1′ Starton sfida. Kukësi shkelmon topin e parë,

Related posts

“FUNDI NDONJËHERË VJEN VETË”/ Futbollisti i njohur mbyll karrierën

Delo.autor

Liverpooli i mahnitshëm në Europë, thyenë rekordin e Barcelonës në Ligën e Kampionëve

Sadik.Autor

INTER-MILAN/ Rikthehet Derbi i Madoninës në Coppa Italia, Lukaku sfidon Ibrahimovic. Ja formacionet e mundshme…

Delo.autor

Leave a Comment