Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ Chelsea pezullon projektin 1 miliard € për stadiumin gjigant

Chelesa ka pezulluar përkohësisht planin për stadiumin e ri. Këtë lajm e bëri të ditur vetë klubi londinez gjatë së enjtes.

Fajin për pezullimin e përkohshëm klubi anglez ia ka vënë “klimës së papërshtatshme të investimit”. Një datë të re për nisjen e punimeve nuk e ka bërë të qartë.

Por me siguri që anulimi vjen për shkak se pronari i klubit, manjati rus Roman Abramovich, ka pasur probleme me rinovimin e vizës për të punuar dhe jetuar në Angli.

Në fillim të javës ai mori nënshtetësinë izraelite.

Në fillim planet ishin bërë që stadiumi 140-vjeçar të prishej dhe të rindërtohej.

Kostë do të ishte rreth 580 milionë euro dhe pritej që stadiumi të ishte gati për sezonin 2021/22.

Por për shkak se mund të gjejë një vend tjetër për të ndërtuar, kosto e super-projektin shkon rreth 1 miliard euro.

Abramovich nuk kërkon të investojë aq para diku që nuk e lejojnë të jetojë.

Related posts

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ BURNLEYT/ De Gea: Vetëm fitoret nuk mjaftojnë, do të kërkojmë të…

Delo.autor

SFIDA NDAJ NAPOLIT/ Tifozët e presin për t’i “nxirë jetën”, Higuain e “djeg” me Despaciton

Isa.Autor

I MJAFTOJNË 4 MINUTA LOJË/ Pasim “MAGJIK” nga Lautaro, Sanchez zhbllokon sfidën ndaj Sassuolo (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment