Futboll Sport

Kuqezinjtë, në miqësore “pa fushë”. FIFA u përgjigjet kapriçove të Ukrainës

Miqësorja e programuar ndaj Ukrainës ka marrë përmasat e një telenovele për Kombëtaren shqiptare të futbollit, por pa cënuar përgatitjet e kuqezinjve.

Kapriçot e skuadrës së trajnerit Shevchenko, që nga kapaciteti i vogël i stadiumit e deri te siguria, e kanë çuar çështjen në FIFA.

Top Channel ka mësuar se, FIFA i ka imponuar Ukrainës që të zbresë në fushë më 3 qershor. Në rast se përfaqësuesja ukrainase nuk do të pranojë të luajë, do të duhet të dëmshpërblejë kuqezinjtë dhe kompaninë organizatore.

Opsioni i dalë së fundmi është stadiumi i Gjenevës, vetëm 2 orë larg fshatit Ferbier, ku po qëndron aktualisht ekipi kuqezi. Ndërkohë, në konferencën e programuar për shtyp, Mavraj dhe Balaj premtuan rezultat të ndryshëm nga ai me Kosovën.

“Asnjëherë nuk ka qenë më e lehtë për t’u bërë lojtar i kombëtares se sa tani. Kur kam qenë unë i ri ka qenë një sakrificë e madhe për t’u ftuar, jo më për të qenë lojtar në formacionin e kombëtares. Lojtarët e rinj këtë mundësi që po ua ofron trajneri ynë tani, nuk po dinë ta vlerësojnë. Impenjimin e kanë maksimal, nuk është se mund t’i gjykosh, por është një rast shumë i madh për ta”, u shpreh Mavraj.

“Kjo ndeshje u pa më tepër për të provuar. Ndeshja me Kosovën ishte një mundësi për të provuar lojtarë të rinj, për të provuar skema të reja loje. Por në fund, çdo lojtar që luan në kombëtare nuk ka justifikim, gjithsecili duhet të japë maksimumin”, tha Balaj.

Një tjetër problem në transfertën e Kombëtares në Zvicër është lartësia e madhe e fshatit Ferbier, mbi 1.500 metra mbi nivelin e detit. Kjo është në kontrast të madh me fushën në Evian, apo në Gjenevë, e mund të krijojë probleme për shëndetin e lojtarëve.

Por, përballë akordit për të zhvilluar një miqësore, që ende nuk ka gjetur fushën, kapriçove të Ukrainës mbi sigurinë dhe impiantin, për Kombëtaren e Panuccit, lartësia e Alpeve duket shqetësimi minimal.

Related posts

MERKATO E BUJSHME/ Juventus projekton Igli Taren dhe Inzaghin për revolucionin e madh

Delo.autor

SFIDA NDAJ BARCELONËS NË CHAMPIONS/ Pochettino: Neymar nuk mund të luajë në këtë moment, ja arsyeja…

Delo.autor

LIVE/ Nations League: Mbyllet ndeshja Ukrainë-Zvicër. Rezultati 2-1

Delo.autor

Leave a Comment