Futboll Seria A Sport

“Ngecin” negociatat mes Milan dhe Marouanne Fellaini

AC Milan vazhdon të ndjekë mesfushorin e Man United Marouanne Fellaini, kontrata e të cilit përfundon në qershor.

Gjithsesi, mesa duket negociatat kanë ngecur.

Kjo është për shkak të pretendimeve financiare që i janë paraqitur klubit italian. Felliani kërkon një rrogë të lartë pasi mund të jetë kontrata e fundit që mund të firmosë përpara se të jetë tepër vonë.

Ai ka kërkuar plot 7 milionë euro në vit, plus disa bonuse, si dhe komision për agjentin e tij.

Si pasojë interesi i Milan është zbutur, pasi do t’i kushtonte shumë. Për më tepër, 30-vjeçari Fellaini do të ishte i pamundur për t’u shitur nëse nuk do të përshtatej në Serie A.

Gjithsesi, belgu do të ulë pritshmëritë e tij nëse kërkon të luajë titullar në një klub të madh vitin tjetër.

Related posts

E BUJSHME/ Oferta e çmendur e Juventusit për Manchester United: “Zgjidh një lojtar, na jep Pogba-n”

Isa.Autor

LUFTA/ Të gjithë kundër kapitenit të kombëtares ruse: Ndërsa ti ku*vë tall top*t në TikTok…

F.autor

DISFATA NË “KUPËN E MBRETIT”/ Sergio Ramos: Të mos lejojmë që të na shënojnë…

Delo.autor

Leave a Comment