Futboll Sport

Salihu harron golin ndaj St.Polten, Bundesliga Austriake “mirazh” për Neustadt

Ëndrra e ekipit të Hamdi Salihit, Neustadt për t’u ngjitur në Bundesligën Austriake ka marrë një goditje të fortë.

Salihi me shokë kanë zhgënjyer tifozerinë e tyre në ndeshjen e parë të play-off, atë të luajtur përballë St.Polten, pasi janë mposhtur me rezultatin e pastër 0-2.

Miqtë shënuan në minutën e 34-të me anë të Ryong, ndërkohë në minutën e 70-të vulosën fitoren me anë të shqiptarit Bajrami. Kësisoj, Neustadt dështon në ndeshjen e parë dhe ka shumë pak shanse për t’u kualifikuar, edhe pse duhet pritur edhe ndeshja e kthimit që do të luhet me 3 qershor.

Në këtë takim, Salihi luajti gjatë gjithë 90 minutëshit, por dështoi për të lënë gjurmë.

Related posts

NDESHJA NDAJ SKËNDËRBEUT/ Tirana nxjerr në shitje biletat

F.autor

SPORTISTËT MË TË KËRKUAR NË GOOGLE/ Ronaldo mbretëron, Messi nuk ngjitet në podium

F.autor

E PABESUESHME/ Humbja më e thellë nën drejtimin e Atletikos. Ja çfarë thotë Simeone për Dortmundin

Isa.Autor

Leave a Comment