Futboll Sport

UEFA, shkresë Partizanit: Europa League, kini durim

Institucioni më i lartë i futbollit në Europë i përgjigjet “demave”. Zyrtarët e UEFA-s konfirmojnë pjesëmarrjen e të kuqve në turneun e dytë për nga rëndësia në kontinentin e vjetër

Deri ditën e djeshme, korrespondenca ndërmjet Partizanit dhe UEFA-s në lidhje me pjesëmarrjen e tyre në Europa League mungonte. Drejtuesit e klubit të kuq dhe zyrtarët e këtij institucioni nuk kishin shkëmbyer asnjë komunikim ndërmjet tyre. Në fakt, “demat e kuq” ishin pak në ankth, pasi dhe ardhmja e tyre mbetet “peng” i Europa Leagues dhe dënimit të mundshëm të Skënderbeut. Kjo ka mbajtur “varur” si rinisjen e përgatitjeve, por gjithashtu dhe ndërtimin e ekipit për sezonin e ardhshëm. Kryeqytetasit duan disa prej lojtarëve të korçarëve për t’i afruar që në Kupat e Evropës. Ditën e djeshme, klubi i kuq ka marrë një përgjigje pozitive nga UEFA.

SHKRESA – Burime të besueshme të “Sport Ekspres” pranë klubit të kuq bëjnë me dije se drejtuesit e 15 herë kampionëve të vendit u kishin dërguar një email zyrtarëve të UEFA-s ku i kërkon të merrnin një përgjigje në rast se do të jenë pjesëmarrës në Europa League ose jo. Ditën e djeshme, në emailin zyrtar të Partizanit ka mbërritur dhe përgjigjja e UEFA-s. Partizanit i konfirmohet pjesëmarrja në Europa League, por duhet pritur vendimi i CAS-it. Praktikisht, një përgjigje që nuk zbardh asgjë për të ardhmen e klubit të kuq në Evropë, pasi dihej se pjesëmarrja e tyre varet nga fati i Skënderbeut.

DREJTUESIT – Partizani po mendon për rindërtimin e çdo strukture dhe drejtuesit e klubit duan të afrojnë njerëzit e duhur. Sytë janë të kthyer nga vendimi i CAS-it për Skënderbeun, pasi në rast se korçarët dënohen atëherë do të jetë më e thjeshtë për të kuqtë. Ata do të jenë pjesëmarrës në Europa League, do të kenë të ardhura të mira dhe mund të tentojnë të bëjnë goditje të mira dhe “të bujshme” dhe në merkaton e verës.

Related posts

Stones “KËRCËNON” Panamanë: Ndaj tyre do sigurojmë raundin tjetër

Isa.Autor

DËSHTIMI NË “EURO 2020″/ Në Francë janë të bindur, pasuesi i Deschamps në stolin e “gjelave” do të jetë…

Delo.autor

MEDIAT NË ITALI PLASIN “BOMBËN”/ Gaz Demi dhe Olsi Rama ofertë për blerjen e klubit të Lotitos

F.autor

Leave a Comment