Sport Të tjera

NGJITËN KOSOVËN NË OLIMPIN E “TOKIO 2020″/ Ja sa shpërblehen kampionet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova…

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit në Kosovë, Hajrulla Çeku ka shpërndarë pasditen e sotme shpërblimet për dy kampionet e arta olimpike të “Tokyo 2021”, Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën.

Lajmin e ka bërë publik vetë ministri përmes një postimi në facebook, ku shprehet se është gjithmonë kënaqësi të takohesh me xhudistet e arta dhe trajnerin e tyre.

Gjithashtu Çeku u shpreh se ministria që ai drejton do të vijojë punën për të shtyrë përpara sportin e xhudos përmes investimeve në infrastrukturë

“Nder i veçantë që sot në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të pres vajzat e arta të Kosovës, xhudistet, Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe trajnerin Driton Kuka. Së bashku më zëvendësministren, Daulina Osmani atyre u ndamë shpërblimet shtetërore për sportistët pas rezultatit kulmor që patën në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Është gjithmonë inspirues dhe frytdhënës çdo takim me ta. Së bashku do të vazhdojmë të punojmë që sportin e xhudos ta shtyjmë përpara, ndërsa Qendrën Nacionale të Xhudos e cila u përurua ditën e djeshme, me investime të reja ta shndërrojmë në një kompleks sportiv dhe platformë ndërkombëtare, të cilën do ta përdorim edhe për të promovuar shtetin tonë”, shkruan Çeku.

Kujtojmë se ligji në Kosovë për fituesit e medaljeve të arta cakton nga buxheti i shtetit një shpërblim prej 100 mijë euro.

Related posts

NUK KA MË DYSHIME/ Endri Çekiçi e mbyll me Ljubljanën. Zbulohet skuadra e re, lojtari niset drejt…

Delo.autor

ÇËSHTJA “DJOKOVIC” VAZHDON/ Dalin motivet e ekspulsit, Australia zbardh arsyet e dëbimit të 34-vjeçarit

Delo.autor

Luan apo jo ndaj Francës? Uruguaji konfirmon gjendjen e sulmuesit Edinson Cavani

Isa.Autor

Leave a Comment