Futboll Sport

Xhaka: Lëndimi s’është serioz, do të jem gati pë Zvicrën në Kupën e Botës

Mesfushori shqiptar i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, ka thënë se lëndimi i tij nuk ishte aq i rëndë sa u raportua dhe se tani është duke punuar për t’ua bërë të veçantë verën zviceranëve.

Ylli i Arsenalit ka treguar përmes një postimi në llogarinë e vet zyrtare në Instagram se është duke i vazhduar përgatitjet për Kupën e Botës në Rusi këtë verë, pas dëmtimit që në shikim të parë u duk se do t’ia humbiste mundësinë për të luajtur në Rusi.

Ai i ka falënderuar të gjithë për mesazhet përkrahëse pas lëndimit.

“Faleminderit për të gjitha mesazhet. Lëndimi nuk qe aq i rëndë sa u raportua. Po vazhdojmë me përgatitje për ta bërë këtë verë të veçantë për Zvicrën”, ka shkruar shqiptari.

Xhaka u lëndua pas një dueli me shqiptarin tjetër, Valon Behrami, gjatë një seance stërvitore me ekipin kombëtar të Zvicrës.

Megjithatë, ai pritet të mungojë në miqësoren që Zvicra e luan ndaj Spanjës të dielën në mbrëmje

Related posts

TALENTI KEAN I DHUROI FITOREN/ Allegri: Dëshira për të sakrifikuar do ta ndihmojë…

Delo.autor

KËRKOJNË PËRFORCIME NË EKIP/ Milan dhe Juventus në garë për yllin e Ajax. E duan në janar por…

Delo.autor

“GJUNJËZOHET” JUVENTUS/ Lazio e Tares dhe Strakoshës fiton Superkupën Italisë

Delo.autor

Leave a Comment