Futboll Seria A Sport

E doni Ledian Memushajn? Kartoni i tij e ka një çmim tani

Ledian Memushaj është kthyer sërish në një dëshirë merkatoje në Itali. Mesfushori i Benevento, edhe pse nuk ka luajtur shumë së fundmi, ka kërkesa të shumta, sidomos nga ekipe të Serie B. Gjithashtu edhe ish-klubi i tij, Lecce, e kërkon në Serie C, por është e pamundur që të bëhet një lëvizje e tillë. Salernitana është klubi që po këmbëngul më së shumti momentalisht për shërbimet e mesfushorit vlonjat.

Sikurse raporton “Il Mattino”, Benevento e vlerëson kartonin e Memushajt me shifrën e 500 mijë eurove, kjo e lartë për një klub si Salernitana, që e kërkon me formulën e huazimit mesfushorin. Sikurse dihet, vetë Benevento do të luajë në Serie B sezonin e ardhshëm, ndaj nuk ka pse e huazon tek rivalët, por problemi është paga e 31-vjeçarit. Memushaj përfiton rreth 600 mijë euro bruto dhe është ndër më të paguarit në skuadër. Në Serie B është një shumë e lartë për t’u paguar, daj edhe shitja e vlonjatit në njëfarë mënyre është një lëvizje e detyruar.

Memushaj luan prej vitesh në Itali, teksa ka veshur fanellat e skuadrave si Paganese, Chievo, Portosummaga, Carpi, Leçe e Pescara. Sezonin e fundit me Benevento-n ai luajti në 17 takime, 15 prej të cilave i nisi nga minuta e parë. Kjo verë, ashtu sikurse edhe janari, duket se do të shoqërohet me lajme të shumta për transferimin e mesfushorit. Benevento këtë verë pritet të humbasë edhe shërbimet e një tjetër lojtari shqiptar, mbrojtësit Berat Gjimshiti, të cilin e kishin marrë në huazim nga Atalanta.

Related posts

KËRKOJNË PËRFORCIME NË EKIP/ Dy lojtarë të Inter dhe një i Juventus, PSG-ja hedh “grepat” në Serinë A

Delo.autor

U PËRFOL SE KISHTE MBYLL SEZONIN PAS DËMTIMIT/ Ylli i Milanit del në stërvitje me grupin, befason me vendimin

Delo.autor

FOTO/ Nga Robben te Sanchez, njihuni me 11 yjet që kanë luajtur për Mourinhon e Guardiolën

Q.Autor

Leave a Comment