Futboll Premier League Sport

Trajneri i ri i Arsenal kërkon tre përforcime nga La Liga

Trajneri i ri i Arsenal, Unai Emery, i ka dhënë klubit tre emra që luajnë në La Liga, si përforcimet që i nevojiten “topçinjve” për sezonin e ardhshëm.

Mesfushori i Real Sociedad, Asier Illarramendi, sulmuesi anësor i Villarreal, Samu Castillejo dhe qendërmbrojtësi i Getafe, Djene Dakonam, janë emrat e kërkuar nga spanjolli, sipas asaj që shkruan “Don Balon”.

Emery ka nisur punën në Londër si zëvendës i Arsene Wenger dhe është i mendimit se Arsenal ka nevojë për një futbollist të ri në çdo repart.

Illarremendi do të ishte zëvendësuesi i të larguarit Wilshere dhe do t’i jepte frymëmarrje Granit Xhaka dhe Mohamed Elneny, ndërsa Castillejo shihet si zëvendësuesi i Theo Walcott, që u largua në janar, teksa Alex Iwobi po vuan në gjetjen e formës.

Edhe në mbrojtje, Arsenal e ka organikën e reduktuar dhe Dakonam mund të jetë një alternativë e mirë për Shkodran Mustafi dhe Laurent Koscielny, që vazhdimisht janë penguar nga dëmtime.

Related posts

NJË LËVIZJE E TILLË U KONSIDERUA SKANDALOZE/ Hulk martohet me mbesën e ish-gruasë vetëm 3 muaj pas ndarjes

Delo.autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA SPANJA/ Mendes po punon për ta hequr Ronaldon nga Juventus!

Delo.autor

E PAPRITUR/ Pjesë e rëndësishme e SHQIPËRISË, futbollisti KUQEZI rinovon me ekipin e njohur italian

Isa.Autor

Leave a Comment