Futboll Seria A

Napoli, De Laurenttis kërkon të blindojë trajnerin Sarri

Tentativa e Chelsea për të marrë trajnerin Maurizio Sarri po lëviz gjërat te Napoli. Fakti që trajneri ka një klauzolë prej 8 milionë eurosh, që i lejon të largohet nga Napoli gjatë verës së ardhshëm, po tremb presidentin De Laurentiis, i cili dëshiron ta eliminojë atë. Synimi i “bosit” të Napoli është shumë i qartë: ai do t’i ofrojë Sarri një rinovim me rritje page, por përfundimisht do të hiqet klauzola, që Chelsea është gati ta paguajë, duke bërë që Sarri të jetë pasardhësi i Conte. Sipas zërave që qarkullojnë në korridoret e klubit, Sarri dhe De Laurenttis do të takohen gjatë kësaj jave.

“Kam lënë një takim me trajnerin më 9 shkurt, – ka zbuluar numri 1 i Napoli, duke folur për gazetarët. – Unë e di që nuk mund ta detyrojë Sarri të qëndrojë me ne. Por nëse vendos të largohet do të heq dorë nga një seri projektes: Casa Napoli, qendra jonë e re sportive dhe ndoshta stadiumi i ri. Gjithsesi, nuk mendoj se Sarri është thjesht një kalimtar në klubin tonë, Maurizio ka dëshirë të vazhdojë atë që kemi nisur. Ai ka një etikë punë dhe pastaj duhen 8 milionë euro për ta marrë. Gjithsesi, nëse rinovon kontratën do ta heq me kënaqësi këtë klauzolë, për të mos i dhënë klubeve të tjera mundësinë të na marrin trajnerin.”

Related posts

(VIDEO) Liverpool nuk fal, shënon gol të shpejtë ndaj Swanseas

Q.Autor

AKUZAT PËR PROVIMIN “FALS”/ Ylli Suarez thyen heshtjen dhe jep deklaratën e bujshme në seancën dëgjimore

Delo.autor

PRAPASKENA/ Trajneri Gega bisedon me Trashin, FRUTA dhe PICA pas ndeshjes

Isa.Autor

Leave a Comment