Futboll Sport

Humb 37 kg, ish-futbollisti kërkon të luajë Botërorin me Egjiptin

Ish-futbollisti i Ajaksit, Mido, i ka lënë të gjithë me gojë hapur, pasi i propozoi kombëtares së tij, Egjiptit, ta grumbullojë për në Botërorin e Rusisë.

Mido ka humbur 37 kilogramë nga pesha e tij, dhe duket se e ndjen veten gati për të kontribuuar për shtetin e tij. “Zoti Kuper, e di që jeni të dëshpëruar për një sulmues që të mbajë topin gjatë kundërsulmeve. Unë kam shënuar një gol në çdo dy ndeshje me Egjiptin, kështu që ju garantoj gol në tre ndeshjet e grupit të Botërorit”, shkroi 35-vjeçari në rrjetet sociale, pasi postoi një foto të tij të dobësuar.

Mido më pas ka falenderuar të gjithë ata që e kanë kritikuar. “Faleminderit të gjithëve atyre që më kanë kritikuar dhe më kanë tallur për peshën time trupore. Më ndryshuat jetën, më bëtë që të ndryshoj stilin e jetesës. Tani kujdesem për shëndetin tim”, thotë Mido.

Related posts

POLEMIKAT PËR HETIMIN E LAZIOS/ Portieri Strakosha del negativ dhe pozitiv me COVID-19, u fsheh rasti

Delo.autor

UEFA heton blerjet e Neymar dhe Mbappe, PSG rrezikon pezullimin nga Kupat e Europës

Sadik.Autor

“SKANON” DERBIN E KRYEQYTETIT/ Pano: Ndeshje historike. Ja si e parashikoj këtë super sfidë…

Delo.autor

Leave a Comment