Futboll Premier League Sport

U ZËVENDËSUA NGA MOU/ Pochettino paralajmëron Tottenham: Jam i bindur që fatet tona…

Trajneri Argjentinas Mauricio Pochettino ka thyer heshtjen dhe është rikthyer tashmë të flasë për shkarkimin e tij nga Tottenham, me të cilin shkoi sezonin e kaluar deri në finalen e Champions League.

“Kishim njëherësh sfida të vështira dhe suksese entuziazmues. Urimet më të mira për të ardhmen. Jam i bindur që fatet tona do të takohen sërish në të ardhmen”, deklaroi ish-trajneri i Spurs-ave, i zëvendësuar nga Jose Mourinho.

“Unë kam dhënë më të mirën time për të realizuar objektivat që mu kërkuan në takimin tonë të parë”, u shpreh argjentinasi, deklarata e të cilit kishte nisur me një falenderim për drejtuesit e lartë të Tottenham.

“Dua të falenderoj pronarin e klubit Joe Lewis dhe presidentin Daniel Levy për mundësinë që më dhanë për të qenë pjesë e Tottenham. Dua të falenderoj gjithashtu të gjithë ata që takova te Tottenham, klubin, stafin dhe futbollsitët gjatë këtyre viteve. Në fund, dua të falenderoj tifozët e këtij klubi, aq fantastik me mbështetjen e tyre”.

Related posts

INTER-RAPID WIEN/ “Zikaltërit” thellon shifrat, shënon Perisic

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ Pas një kombinimi me Benzema, Griezmann ndëshkon Finlandën me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

“MË DUKEJ SI OZIL”/ Crouch kritikon ashpër yllin e Chelsea-t për humbjen ndaj “Zonjës së Vjetër”

Delo.autor

Leave a Comment