Bundesliga Futboll Sport

Strategjia e Bayern Mynihut, Uli Hoeness sqaron merkaton

Presidenti i Bayern-it të Mynihut Uli Hoeness ka folur sërish rreth blerjeve të yjeve të ardhshëm për skuadrësn e tij dhe për detyrat që ka trajneri i ri Niko Kovaç. “Edhe pse dëgjoj shpesh në futboll, se ne kemi nevojë përherë për yje dhe yje… jo, një trajner është një mësues futbolli i cili duhet të mësojë lojtarët për diçka”, tha Hoeness në një intervistë.

Aktualisht, pas humbjes së finales së Kupës së Gjermanisë, Hoeness kishte përjashtuar një transferim të madh te kampionët gjerman këtë verë, ku ai shtoi: “Ne nuk do të investojmë asgjë më shumë, por ne do të bëjmë lojtarët tanë që të luajnë më mirë”.

Edhe pse Bayern-i e ka fituar sërish titullin kampion, ata nuk arritën që të bënin realitet dëshirën për të realizuar tripletën këtë sezon me trajnerin Jupp Heynckes. Mbi të gjitha, edhe në përfundim të Champions League, në ndeshjen që u humb kundër Real Madridit, Hoeness u ndal sërish. “Kur pash finalen e Champions League, unë mendova: Ne duhet të kishim fituar, gjithashtu”, tha presidenti i Bayern-it dhe më pas shtoi se ai ishte “më shumë se i kënaqur me rezultatet futbollistike, nuk mund të merrnim më shumë”.

Related posts

“BISHA” RONALDO NUK KA “TË NGOPUR”/ Ja trofeu personal që kërkon me Juventusin

Delo.autor

Martirosyan sfidon Golovkin: Nuk ka njerëz të pamposhtur

Sadik.Autor

MANCHESTER CITY-CHELSEA/ “Vendasit” nuk dinë të ndalen, shënon Gundogan

Delo.autor

Leave a Comment