Futboll Premier League Sport

STATISTIKAT E FRIKSHME/ Ja sa herë ka humbur Manchester United në përballjet direkte

Mançester Junajtid vjen në ndeshjen e sotme kundër Çelsit me një rekord të pabesueshëm. Me Zhoze Murinjon dhe Ole Gunar Solskjaerin këtë sezon në stol, ata e kanë pasur të vështirë sa herë janë përballur me 6 skuadrat e kreut. Në fakt, “djajtë” kanë arritur të fitojnë vetëm një ndeshje ndaj 6 ekipeve të para të Premier Ligës këtë sezon. Ajo ishte vizita në “Wembley” kundër Totenhemit, gjatë kohës që trajneri norvegjez shijonte “muajin e mjaltit” në stolin e Junajtid. Përveç asaj sfide, ata kanë humbur 5 ndeshje me ekipet e tjera të “top 6” dhe barazuar 3.

mancester junajtid

Kjo i lë në vendin e fundit të klasifikimit të minitabelës së 6 ekipeve të para dhe kanë edhe golavarazhin më të dobët të këtij klasifikimi, edhe pse mund ta parakalojnë Totenhemin në rast se mundin Çelsin sot. “Spërsat” kanë arritur të sigurojnë vetëm 2 fitore gjatë këtij sezoni ndaj “top 6” dhe kanë humbur 7 ndeshje. Surpriza më e madhe është ndoshta Arsenali, që tradicionalisht ka vuajtur në përballjet direkte me gjigantët e Premier Ligës. “Topçinjtë” kanë arritur tri fitore në këto përballje dhe 3 barazime, edhe pse ata mund të parakalohen në këtë klasifikim nga Çelsi nëse rivalët londinezë fitojnë sot në “Old Trafford”. Blutë renditen në vend të katërt, me 11 pikë kundër ekipeve të tjera të kreut, duke fituar 3, barazuar 2 dhe humbur 4 ndeshje. Man. Siti dhe Liverpuli janë normalisht në krye të tabelës, edhe pse “qytetarët” kanë arritur rezultate më të mira përballë rivaleve direkte. Kampionët e Anglisë i kanë shpartalluar kundërshtarët me 8 fitore, 1 barazim dhe vetëm 1 humbje, e cila erdhi në “Stamford Bridge”. Liverpuli ndërkohë, ka fituar 5 nga këto ndeshje dhe barazuar 4 dhe ka humbur gjithashtu vetëm një herë.

h
PËRBALLJET DIREKTE – Junajtid mund të fitojë sot ndeshjen e tretë radhazi në shtëpi kundër Çelsit, për herë të parë që prej vitit 1957. Londinezët kanë fituar 18 ndeshje në Premier Ligë kundër “djajve”, më shumë sesa çdo skuadër tjetër. Gjashtë fitoret e bluve të Londrës në “Old Trafford” në Premier Ligë kanë ardhur me 6 trajnerë të ndryshëm në stolin e tyre. Për pesë prej tyre, ka qenë ndeshja e parë atje me londinezët.

Related posts

KËRÇIKU PROVON NJË TJETËR PROFESION/ Shikoni si këndon mbrojtësi para shokëve të ekipit të ri (VIDEO)

Delo.autor

EURO 2020/ U kualifikuan 4 kombëtaret e fundit, mësoni të gjitha grupet… (FOTO)

Delo.autor

PARTIZANI-TIRANA/ Përballja e 155 në histori, ja kur do të luhet derbi i kryeqytetit

Delo.autor

Leave a Comment