Sport Të tjera

NBA/ LeBron James çmend me stilin luksoz të veshjes

LeBron James është pa diskutim një idhull për të gjithë të rinjtë të cilët janë të dashuruar pas basketbollit dhe spektaklit. Basketbollisti i Cleveland Cavaliers këtë sezon ka qenë thjesht i jashtëzakonshëm, duke mbajtur mbi supe përgjegjësitë dhe duke udhëhequr skuadrën e tij drejt finaleve të NBA-së. I vetëm ka arritur që të fitojë shumë sfida. Por ashtu siç ai e bën diferencën në parket, ashtu ia del ta bëjë edhe jashtë saj.

Në konferencën e fundit për shtyp, King James ishte në qendër të vëmendjes për reagimin ndaj reporterëve, të cilët tentonin t’i merrnin me patjetër një reagim në lidhje me gafën e shokut të tij të skuadrës. J.R Smith. Ylli i Cavs u çua dhe u tha reporterëve: “Herës tjetër bëjeni më mirë”.

E kur ai ikte drejt shtegut të ngushtë në sallë, u vu re stili i tij i veçantë dhe i komplikuar i të veshurit. Sipas llogaritjeve të bëra, LeBron James mbante veshur në atë konferencë shtypi, aksesorë me vlerë 47 mijë dollarë.

Kështu, xhaketa dhe kravata kushtojnë 2590 dollarë, 330 këmisha, 940 pantallonat e shkurtra, 1290 dollarë kambalet, 90 dollarë çorapet, 525 syzet e diellit, 199,95 kufjet bluetooth. Por aksesori më i shtrenjtë për 33 vjeçarin ishte çanta e tij me lëkurë krokodili, me vlerë 41 mijë dollarë. Totali 46.964,95 dollarë. Por Mbreti James mund t’ia lejojë vetes.

Related posts

PAS MBYLLJES SË SEZONIT ME TROFE/ Trakneri Gjoka: Ne do vazhdojmë të ecim përpara në…

Delo.autor

SFIDA GJYSMËFINALE NDAJ SPANJËS/ Sulmuesi Chiesa: Bukur të sfidoj Moratën, por dua edhe një fitore për…

Delo.autor

Fiorentina kërkon të zëvendësojë të ndjerin Astori, në “radar” mbrojtësi shqiptar

Sadik.Autor

Leave a Comment