Futboll Seria A Sport

Juventus kërkon Milinkovic-Savic, ofron parà dhe “yllin” kroat për serbin

Në garën për të marrë mesfushorin serb të Lazio, Sergej Milinkovic-Savic, është futur edhe skuadra e Juventusit, e cila kërkon të sjellë lojtarin në Torino, duke e konsideruar si një përforcim të rëndësishëm për skuadrën dhe, mbi të gjitha, duke i garantuar një vend si titullar. Për bardhezinjtë nuk ka për të qenë aspak e lehtë kjo sfidë për të marrë lojtarin 23-vjeçar, duke qenë se për Savic interesohen edhe Real Madrid, Manchester United e PSG, por drejtori sportiv Beppe Marotta ka strategjinë e tij.

Edhe pse Lazio kërkon 100 milionë euro, shumë nga e cila pritet të nisë ankandi, Juventusi kërkon të befasojë të gjithë në merkato, duke bërë një lëvizje surprizë. Kampionët e Serisë A janë gati të ofrojnë parà në kërkim të lojtarit serb, duke ofruar edhe mesfushorin Marko Pjac, që pas 6 muajsh në huazim në Gjermani ka gati valizhet për një tjetër aventurë. Ndërsa për të bindur lojtarin që të vijë në Torino, drejtuesit e Juventusit do të trefishojnë rrogën, nga 1,5 milionë euro që merr aktualisht te Lazio në 4,5 milionë euro

Related posts

Rusi 2018, ekzagjerimi i televizionit argjentinas, një minutë heshtje për humbjen me Kroacinë

Sadik.Autor

Napoli rivalizon Interin për Deulofeun, gati oferta për Barcelonën

Q.Autor

BARCELONA-CELTA VIGO/ I mjaftojnë 23 minuta lojë, Messi nuk fal nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment