Futboll Sport

FITORJA E PARË PËR VITIN 2023 NË KAMPIONAT/ Partizani mund Bylisin dhe futet sërish në garën për titull

Partizani është rikthyer më në fund te fitorja, e cila është e para për vitin 2023 në kampionat. “Demat” kanë mposhtur në transfertë Bylisin, në sfidën e vlefshme për javën e 21-të të Superiores.
Dueli nisi me një ritëm të ulët, me rastet e para të rrezikshme që erdhën vetëm në fundin e pjesës së parë.

Edhe në pjesën e dytë ishin “demat” ata që dominuan në raste, duke gjetur rrjetën vetëm në minutën e 77’ me Mensah, i cili erdhi nga stoli për të zëvendësuar Carën.

Gjithashtu në minutat e fundit të takimit kishte dhe disa momente të pakëndshme, ku tifozët hodhën sende në fushë, që bënë që takimi të ndërpritej për disa minuta.

Kështu Partizani futet sërish në garën për titull, duke shkuar në kuotën e 34 pikëve, po aq sa Vllaznia dhe vetëm tre pikë më pak se Tirana kryesuese. Sa i përket Bylisit, vazhdon të jetë në vendin e 9-ë me 23 pikë, duke luftuar për mbijetesë.

REZULTATI:

BYLIS 0-1 PARTIZANI

Mensah 77′

KOMENTI LIVE:

90+8′ Mbyllet sfida!

90+7′ Rrapaj provon me një gjuajtje fluturimthi, por Teqja e ndal pa probleme.

90+3′ Akordohen 5 minuta shtesë.

90+2′ Rifillon sërish sfida.

85′ – 90+1′ Ndalohet loja për shkak të disa sendeve të hedhura në fushë nga tifozët.

80′ Atanaskoski ndëshkohet me karton të verdhë pas një përplasje me Abazajn.

79′ Mensah provon me një gjuajtje nga një top i ngelur në zonë, por Teqja arrin ta ndalë.

77′ GOOOL PARTIZANI 0-1/ Hadroj hedh një krosim drejt zonës dhe Mensah zgjat këmbën për ta çuar topin në rrjetë.

71′ Zëvendësim te Bylisi. Largohet Ruçi dhe në vendin e tij futet Skënderaj.

70′ Zëvendësim te Partizani. Largohet Cara dhe në vendin e tij futet Mensah.

67′ Cara provon me një gjuajtje me të parën dhe Teqja tregohet i vëmendshëm duke ndalur tentativën e kundërshtarit.

63′ Selmani provon me një gjuajtje me kokë, por shtylla i mohon golin.

62′ Tre zëvendësime për Partizanin. Largohen Buxhelaj, Da Silva dhe Mba, në vendet e tyre futen Atanaskoski, Hoti dhe Selmani.

57′ Da Silva lë një top për Rrapaj, por tentativa e këtij të fundit ishte e dobët dhe shkon jashtë.

56′ Rrapaj provon me një gjuajtje nga distanca, e cila shkon jashtë kuadratit.

55′ Zëvendësim te Partizani. Largohet Bilali dhe në vendin e tij futet Rrapaj.

54′ Zëvendësim te Bylisi. Largohet Santos dhe në vendin e tij futet Qardaku.

51′ Matondo shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Santos dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

50′ Ruçi provon me një gjuajtje me të parën brenda zonës, por Rexhepi nuk e ka të vështirë për ta ndalur.

49′ Cara provon me një gjuajtje brenda zonës dhe Teqja e kontrollon pa probleme në duar.

46′ Zëvendësim i dyfishtë te Bylisi. Largohen Maçolli dhe Doi, në vendet e tyre futen Qoshku dhe Kaçorri.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+1′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Akordohet 1 minutë shtsë.

44′ Matondo provon me një gjuajtje nga distanca, por është sërish Teqja i cili nuk e lejon topin të shkojë në rrjetë.

43′ Cara del i vetëm përballë Teqjas, por ky i fundit nuk e lejon kundërshtarin të shënojë.

29′ Abazaj shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Muratajt dhe ndëshkohet ma karton të verdhë.

25′ Murataj provon me një gjuajtje nga jashtë zone, por Zhongo e bllokon mjaft mirë tentativën e kundërshtarit.

22′ Zëvendësim i detyruar te Bylisi. Largohet Loran i dëmtuar dhe në vendin e tij futet Muçollari.

16′ Santos hedh një krosim, por topi shkon jashtë kuadratit, duke u mohuar një aksion mjaft të mirë vendasve.

6′ Cara provon me një gjuajtje nga distanca, e cila devijohet dhe shkon lehtë në duart e Teqjas.

Related posts

Kritikohet Neymar: ‘I përkëdhelur, kështu po krijojmë një mostër’. Reagon braziliani

Q.Autor

TORINO-JUVENTUS/ Zhbllokohet derbi, De Ligt shënon për “Zonjën e Vjetër”, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

6 FITORE NË 6 NDESHJE/ Akademia e Interit është një “minierë” talentesh, ja yjet e rinj “Zikaltër”

Delo.autor

Leave a Comment