Futboll Sport

Kukësi “ndërron” stadium, jo vetëm për Europën në “Loro Boriçi”

Kukësi do marrë pjesë në Europa League në këtë sezon dhe ndeshjet europiane do i zhvillojë në ‘Loro Boriçi’. Kjo për shkak se ‘Zeqir Ymeri’ nuk i plotëson kriteret e UEFA-s ndërsa edhe ‘Selman Stërmasi’ nuk është në kushtet ideale. Por ndoshta opsioni për të luajtur në Shkodër do aplikohet edhe gjatë sezonit të Superligës.

Kjo pasi stadiumi i Kukësit do vihet në rikonstruksion dhe nuk do jetë i gatshëm që të presë ndeshje. Ndërsa ‘Selman Stërmasi’ do jetë në shërbim të Tiranes dhe Partizanit. Vllaznia tashmë e rënë në Kategorinë e Parë me siguri shumicën e ndeshjeve do i zhvillojë në ‘Reshit Rusi’ dhe në këtë mënyrë stadiumi ‘Loro Boriçi’ do jetë i gatshëm për skuadërn verilindore.

Related posts

GAFA E GJYQTARËVE/ Goli i Partizanit në pozicion jashtë loje… (VIDEO)

Delo.autor

TRANSFERIMET NË SUPERIORE/ Nga Ibraimi tek vëllezërit Selmani dhe Taipi, ja të gjitha lëvizjet e kryera…

Delo.autor

Kontestimet ndaj arbitrit, Igli Tare dënohet me gjobë dhe pezullim

Q.Autor

Leave a Comment