Futboll Sport

Shqipëri-Ukrainë / Kuqezinjtë në kërkim të golit, Panuçi hedh në fushë Arlind Ajeti

Shqipëria luan testin e fundit miqësor në këtë grumbullin të fund sezonit, ndaj Ukrainës në Evian të Francës. Pas humbjes së thellë me Kosovën, Panuçi do të kërkojë të kthejë faqen e ekipit. Përveç rezultatit, ajo që intereson më shumë është loja, e cila në ndeshjet e fundit ka lënë shumë për të dëshiruar.

Edhe në këtë përballje nuk mungojnë surpriza në formacion. Frederik Veseli është pozicionuar nga trajneri në krahun e majtë të mbrojtjes.

 SHQIPËRI-UKRAINË 0-3

Konopianka 30′, Jarmolenko 35′

65′ Zëvendësim te Shqipëria, largohet Lilaj, vendin e tij e zë Arlind Ajeti.

58′ Pranë golit Shqipëria, ishte përsëri Sabjen Lilaj, gjuajtja e mesfushorit korçar përfundon jashtë kuadratit.

57′ Një tjetër zëvendësim te Shqipëria, largohet Manaj, vendin e tij e zë Çikalleshi.

53′ Shqipëria provon të shënojë me Lilajn, gjuatja e futbollistit kuqezi përfundon jashtë kuadratit.

52′ Pranë golit të katërt Ukraina, por gjuajtja e Seleznov është devijuar në këndore.

47′ Pranë golit Shqipëria me Ndojin, gjuajtja e mesfushorit ka përfunduar ngjitur me shtyllën.

46′ Starton pjesa e dytë, Shqipëria e nis me zëvendësime. Largohet Roshi, në fushë Memolla. Gjithashtu largohet Lenjani, vendin e tij e zë Balaj.

Related posts

KJO NUK PRITEJ/ Ylli i MILANIT TRANSFEROHET tek klubi që nuk e njeh askush

Isa.Autor

Udhëtimi i pabesueshëm i Gabriel Jesús: Nga pikturimi i rrugëve të Sao Paulos në Botëror

Sadik.Autor

MERKATO E VERËS/ Refuzon ofertën e rinovimit, titullari drejt “divorcit” me Partizanin. Ja emri…

Delo.autor

Leave a Comment