Futboll Seria A Sport

ANALIZA/ Sfidë portugeze në sulm, por Milan-Juventus do vendoset nga… krahët

Milan kundër Juventusit do të thotë sërish titull. Ndërprerja e sezonit të shkuar përmbysi rolet pas shumë vitesh superioritet të bardhezinjve dhe në ndeshja e madhe e ditës së Epifanisë, pas shumë vitesh do të japë një verdikt të parë të garës për titull. Kryesuesja (e pamposhtur) Milani, e ringjallur nga Pioli prej një miksi të rinjsh dhe eksperience, kundër projektit të ish “Djallit” Pirlo, ende në fazën e përmirësimit si trajner, siç e tregon klasifikimi -10 pikë nga kreu, por i ndihmuar në momentet e vështira prej klasit të Kristiano Ronaldos. Rrugë për të përshkuar ka ende shumë, por duke dalë fitimtarë nga ndeshja e madhe e “San Siros”, do të jepte tregues të besueshëm për të ardhmen: një provim pjekurie për Milanin dhe treni i fundit i titullit për Juventusin.

PORTA TË BLINDUARA

Dy skuadrat, pavarësisht se me një vlerë totali skuadre në favor të dukshëm të Juventusit, janë një koncentrat talenti në çdo repart. Duke nisur nga porta, me dy prej interpretuesve më të mirë të rolit në nivel europian: nga njëra anë Donaruma, në skadencë kontrate, por deri më sot vendimtar si kurrë më parë. Nga ana tjetër, polaku Shezni, ndoshta jo spektakolar si Xhixho, por i besueshëm dhe konkret, pa bërë kurrë gabime. Dhe i përjetshmi Bufon është gati të hyjë në rast emergjencash.

SFIDË LUZITANËSH

Me duelin e sfumuar mes Ronaldos dhe Ibrahimoviçit, me suedezin i cili do provojë që të akomodohet të paktën në stol, do të jetë një derbi portugez në sulm mes CR7 dhe të riut Leao. Detyra për të ndalur pesë herë fituesin e “Topit të Artë”, kur të niset ashtu siç preferon nga e majta, do t’i takojë Kjaerit, një prej mbrojtësve më të besueshëm të Serisë A sa i përket vazhdimësisë dhe rendimentit. Pa Moratën, ende jashtë për shkak dëmtimi, do t’i takojë Dibalës mbështetja e Ronaldos, zgjedhje që i heq pikat e referimit Romanjolit me shokë. Konfirmohet mbrojtja bardhezi, me De Ligtin, Bonuçin, një ish i kësaj sfide, për të kontrolluar Leaon dhe fantazistët pas shpatullave të tij: Kastijeho (në avantazh ndaj Diazit), Çalhanoglu dhe Rebiç.

GJITHÇKA KALON NGA KRAHËT

Pirlo humbet edhe Kuadradon prej Koronavirusit, i cili kishte munguar edhe me Udinezen për shkak skualifikimi. Por do të jetë i detyruar të bëjë edhe pa Aleks Sandron, edhe ai pozitiv. Në krah, do të përballen dy prej lojtarëve më në formë, Kieza dhe Teo Hernandez: një duel kyç ky mes mesfushorit bardhezi (dy gola në katër ndeshjet e fundit) dhe mbrojtësit francez, një prej interpretuesve më të mirë të rolit të tij në Europë me 4 gola.

Related posts

Jaylene Cook, ekskursionistja që s’mban gjë veshur

Sadik.Autor

PAS EDEN HAZARD/ Tjetër goditje për Zidane, Real Madrid humb lojtarin kryesor

Delo.autor

Juventusi hidhet në sulm për të nënshkruar me mbrojtësin e Bayern

Sadik.Autor

Leave a Comment