Futboll La Liga Sport

Josep Bartomeu: Ousmane Dembele nuk largohet, është investim gjigant i yni!

Ousmane Dembele nuk do të shkojë asgjëkundi sezonin e ardhshëm, të paktën kështu ka deklaruar presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu. Futbollisti francez është përfolur javët e fundit për transferime të mundshme te Liverpool dhe PSG, gjithçka pasi u sugjerua se klubi katalanas dëshironte të huazonte për sezonin e ardhshëm blerjen £98milionëshe. Por presidenti Bartomeu insistoi se klubi ka bërë një investim gjigant mbi 21-vjeçarin, që parashikohet të jetë futbollisti i së ardhmes.

“Demberel nuk do të largohet. Ai dhe Coutinho janë një investim i madh për ne. Ata janë shumë të rëndësishëm për projektin tonë dhe ne presim shumë prej tyre. Coutinho gjatë katër muajve të fundit ka qenë shumë aktiv në ekip, ndërsa Dembele është një futbollist shumë i ri dhe i talentuar dhe ne presim shumë gjëra të mëdha prej tij. Sezonin tjetër do të jetë ndryshe. Nuk është e lehtë të luash te Barça në vitin tënd të parë sepse stili i futbollit është ndryshe nga ai i ekipeve të tjera”, deklaroi Bartomeu.

Related posts

Nxori Icardin nga loja, Wanda Nara kritikon Spallettin: Zëvendësim idiot

Sadik.Autor

Botërori 2018/ Nga tifoz te kombëtarja. Historia e pabesueshme e anglezit

Sadik.Autor

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Porto-Chelsea. Rezultati 0-2

Delo.autor

Leave a Comment