Futboll Sport

Nga puna në Call Center tek Kupa e Botës/ Ja historia e iranianit të parë në Ligën 1

Quhet Saman Ghoddos dhe deri para pak kohësh nuk e njihte askush, të paktën jashtë Iranit apo Suedisë. Bëhet fjalë për një sulmues 24-vjeçar, i cili ditët e fundit ka firmosur për Amiens-in në Ligën 1 franceze, duke u bërë iraniani i parë që luan në kampionatin francez.

Megjithatë, ky futbollist vetëm 5 vite më parë luante në divizionin e tretë suedez dhe punonte në Call Center për të siguruar jetesën.

Djaloshi i lindur në Malmo luante me Bunkeflo-n deri në vitin 2012 dhe shënonte shumë pak, por vraponte sa për 2 dhe në fushë kishte energji pa fund. Trelleborg, një emër më i madh, i dha një shans dhe Ghoddos spikati mjaftueshëm sa për t’u ngjitur një kategori më lart. I dha besim Syrianska, klub i themeluar nga emigrantë nga Azia, dhe Ghoddos krejt papritur e kuptoi se mund të luante futboll profesionist dhe dinte të luante mirë. Dy sezone cilësore, 14 gola dhe hapi i radhës ishte Ostersund-i, në vitin 2016.

Në Allsvenskan nuk ishte aq e frikshme sa dukej dhe në vitin 2016 Ghoddos shënoi 10 gola, shoqëruar nga 8 të tjerë në vitin pasardhës. Jo vetëm gola, por si zakonisht shumë vrap e beteja në fushë, ndaj Ghoddos u kthye në lider te Ostersund-i dhe në një ndër lojtarët më të mirë në Suedi, duke shkëlqyer edhe në Europa League.

Luajti një ndeshje për kombëtaren suedeze, por preferoi më pas të luante për Iranin, që e mori në Kupën e Botës, ku u fut tre herë në pjesën e dytë. Pak minuta i mjaftuan të tregonte se ishte një sulmues i mirë jo vetëm për në Suedi dhe fillimisht arriti një marrëveshje në Spanjë te Huesca, më pas Ostersund deshi një shifër më të lartë dhe thuajse e mbylli me Rennes, por firma reale erdhi për Amiens, që ka paguar 4 milionë euro, plus bonuse. Shifër e jashtëzakonshme, vetëm Zlatan Ibrahimovic dhe Alexander Isak kanë kushtuar më shtrenjtë në kampionatin suedez.

Related posts

BINDËN NË BOTËROR/ Gareth Southgate pranë rinovimit të kontratës

Isa.Autor

E BUJSHME/ Dalin pamjet, Messi mbërrin në Barcelonë me 15 valixhe mes thashethemeve për rikthimin në Camp Nou

F.autor

PLANI I INTERIT PËR PAUZËN/ Karkaleca dhe patate, ja dieta që urdhëron Konte

Delo.autor

Leave a Comment