Futboll Sport

Mbrojtësi i kombëtares drejt rikthimit të Partizani, lë Turqinë për Superioren

Renato Arapi është një ndër lojtarët që kërkon të rikthehet te Partizani. Dëshirën për t’iu bashkuar skuadrës kryeqytetase e ka shprehur vetë lojtari, i cili ka konfirmuar se do takojë drejtuesit, pse jo më pas për të arritur një marrëveshje.

Ishi i “Demave” së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Belusporit në Turqi, por që për fat të keq e ka mbyllur në mënyrën më të keqe duke mos plotësuar objektivat e percaktuar në fillim të kampionatit dhe shpallur në të njëjtën kohë “divorcin” mes palëve.

Kujtojmë që Arapi ka bërë një punë mjaft të mirë në repartin e mbrojtjes gjatë kohës që ishte pjesë e Partizanit. Rikthimi i tij, nuk do ishte shenjë respekti për lojtarin por më shumë një dhuratë për drejtuesit të cilët do kenë mundësinë të rikthejnë një lojtar që njeh mirë Superligën dhe punën që bëhet te të kuqtë.

Related posts

Real Madridi kthen vëmendjen nga Hugo Lloris, ofron 60 milionë paund

Isa.Autor

GJERMANIA NË KAOS/ Low i rikthehet “përjashtimit” të Sane dhe i “shkel syrin”…

Isa.Autor

Itali-Holandë/ Sfida që pritet të dhurojë spektakël dhe mesazhe për trajnerët 

Sadik.Autor

Leave a Comment