Futboll Sport

Kamza fitoi trajnerin e ri, por mund të humasë titullarët për këtë arsye

Ekipi i Kamzës emëroi trajnerin e ri vetëm dy ditë më parë. Tashmë drejtimin e ekipit e ka marrë Pietro Vierdovuk, të cilit iu bën të qarta objektivat për sezonin e ri në momentin që firmosi kontratën me kamzalinjtë.

Problemi që duhet zgjidhur menjëherë por që pritet të ketë shumë pengesa ka të bëjë me lojtarët që iu ka përfunduar kontrata. Shtylla e grupit mund të shpërbëhet, lëvizje kjo që do ishte fatale për ekipin kryeqytetas për sezonin e ri.

Sebino Plaku thuhet se ka mbyllur marrëveshjen me Kukësin, duke mos përjashtuar mundësinë e largimit në Norvegji. Erlis Frashëri dhe Hektor Idrizaj po ashtu, ndaj të cilëve nuk kanë munguar ofertat nga skuadra brenda dhe jashtë vendit. Edhe Taulant Kuqi është shumë pranë largimit, detaj i cili pritet të zbulohet ditët e ardhshme.

Këto janë disa nga problemet me të cilat po përballen drejtuesit e klubit, të cilët përveçse duhet të bindin “veteranët” për rinovuar, duhet të mendojnë dhe për afrimet e reja.

Related posts

“JAM KONTAKTUAR VETËM NGA GAZETAT”/ De Biasi i dëshpëruar për ekip: Do të kafshoj kë më del para!

Delo.autor

JUVENTUS- MILAN/ Benatia shënon golin e tretë ndaj “kuqezinjve”

Sadik.Autor

MILAN MBËRRIN NË PRISHTINË/ Tifozët kore kundër “Zonjës së Vjetër” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment