Futboll Kategoria Superiore Sport

PRESIDENTI I LAÇIT “HAP THESIN”/ Ja premio e “çmendur” për kualifikimin ndaj Anderlehtit…

Historia e Laçit në Europë u shkrua në Rumani, por kurbinasit besojnë te mrekullia e radhës, ndonëse përballë kanë një emër me peshë në futbollin europian, Anderlehti.

Përveç optimizmit të shprehur nga trajneri Shpëtim Duro në prag të sfidës së sotme me belgët, një tjetër provë besimi për të shkruar një tjetër faqe të ndritur në historinë e klubit është premio që presidenti i klubit, Pashk Laska, ka akorduar për kualifikimin ndaj Anderlehtit. “Panorama Sport” ka mësuar nga burime pranë kurbinasve se presidenti Laska nuk do të kursehet për suksesin e ekipit, pasi u ka premtuar një premio “të çmendur” për nivelin shqiptar, 150 mijë euro për kualifikimin ndaj gjigantëve belgë.

Presidenca kurbinase e tregoi veten edhe pas kualifikimit në Rumani, ku skuadra u shpërblye me 70 mijë euro për suksesin historik të Laçit. Praktikisht duket një mision i pamundur, duke pasur parasysh potencialin dhe nivelin e kundërshtarit, por futbolli i pranon edhe të papriturat, ndaj edhe të besuarit e trajnerit Shpëtim Duro shpresojnë që mrekullia e tyre në Europë të zgjasë sa më shumë që të jetë e mundur. Mungesa e dy shtyllave të ekipit, Mazrekaj dhe Shehu, për ndeshjen e sotme pa dyshim që lë gjurmë tek ecuria e ekipit në fushë.

Related posts

MERKATO E SUPERIORES/ Tirana afron Hotin, Dinamo skuadra më aktive. Ja të gjitha lëvizjet e kryera…

Delo.autor

Thibaut Courtois prapakthehu: Ky është vendimi i fundit nga portieri belg

Isa.Autor

Forbes shpall listën e sportistëve më të paguar, dominon NBA

Sadik.Autor

Leave a Comment