Futboll Sport

E goditi Ramos, Karius kryen vizita në kokë

Loris Karius, pak ditë pas finales zhgënjyese të Champios League kundër Real Madrid është nisur drejt SHBA ku i është nënshtruar një vizite neurologjike.

ESPN shkruan se stafi mjekësor i Liverpool ka menduar se portieri gjerman mund të ketë pësuar një tronditje cerebrale pas përplasjes me Sergio Ramos, më pak se 2 minuta para se të bënte atë super gafë duke i dhuruar një gol Benzemasë.

E bashkë me gafën e dytë të tij, në golin shënuar nga Bale nga një gjuajtje disa metra jashtë zone, një top që për një portier profesionist do ishte një pritje e thjeshtë, ka shtuar dyshimet se ka pasur diçka që nuk shkonte në kokën e Loris Karius pas përplasjes me Sergio Ramos.

Related posts

U LARGUA NGA INTER/ Conte shijon pushimet në det dhe bën xhiro me… gomordare (VIDEO)

Delo.autor

KUALIFIKUESET “EURO 2020″/ UEFA cakton për sfidën Islandë-Shqipëri gjyqtarin skocez…

Delo.autor

GAZETA E FAMSHME ANGLEZE/ Telegraph: Si arriti Kosova ‘”Brazili i Ballkanit’”, ta ngushëllojë një vend të zhgënjyer

Isa.Autor

Leave a Comment