Futboll Sport

Kupa e Botës, Mbappe takon ish-boksierin për të marrë “leksione” force

Talentet njihen gjithmonë edhe nëse ata vijnë nga sporte shumë të ndryshme.

Dhe kështu ndodhi në tribunën “VIP” të turneut slem “Roland Garros”, ku Kylian Mbappé kaloi momente me ish-kampionin e botës, Mike Tyson.

Një takim që sulmuesi i PSG-së dhe ekipi kombëtar të Francës e publikoi dhe në profilin e tij në “Twitter”.

Në foton e shpërndarë në rrjetin social, Mbappe shfaqet mjaft i kënaqur ndërkohë që shkruan:

“Pranë legjendës së boksit”.

Kujtojmë që Mbappe është një nga futbollistët më premtues të kombëtares franceze, e cila po i jep dorën e fundit përgatitjeve për në Kupën e Botës, Rusi 2018.

Related posts

BOTËRORI 2022/ Gafë qesharake, Fabbri realizon një autogol në favor të Anglisë (VIDEO)

Delo.autor

1 GOL NË 44 NDESHJE ME MILAN/ Paqueta transferohet te Lyon, ja detajet e akordit

Delo.autor

Forma tejet e dobët e Mustafit, sulmuesi i Liverpoolit ka më shumë ndërhyrje se shqiptari

Sadik.Autor

Leave a Comment