Futboll Sport

Shkëndija rinovon kontratën me sulmuesin Radeski

Shkëndija e Tetovës ka njoftuar se ka arritur akordin për rinovimin e kontratës me sulmuesin Marian Radeski.

Kontrata aktuale e futbollistit skadonte më 2019-ën, por tashmë palët kanë firmosur zgjatjen e saj deri në vitin 2023, duke bërë që të ruhet një nga elementët më cilësorë të skuadrës kuqezi.

Marian Radeski iu bashkua Shkëndijës së Tetovës në vitin 2015 nga Metalurgu i Shkupit, ndërsa në 82 ndeshje me kuqezinjtë, ka shënuar 26 gola gjatë këtyre sezoneve.

Related posts

City shënon golin e dytë ndaj Arsenalit

Q.Autor

LIVE/ Nis sfida me Wolves dhe Chelsea

Delo.autor

E FUNDIT/ Prish kontratën me Chelsea, FABREGAS pranë nënshkrimit me MILANIN

Isa.Autor

Leave a Comment