Futboll Sport

RUSI 2018/ Hummels vendos datën e largimit nga Gjermania…

Mats Hummels ka hedhur poshtë zërat se Kupa e Botës 2018 do të jetë turneu i fundit madhor si futbollist i Gjermanisë. Qendërmbrojtësi 29-vjeçar i Bayern Munich mendon se ai mund të luajë edhe në Euro 2020, kësisoj veprimtaria në Rusi nuk do të mbyllet me lamtumirën e tij nga futbolli ndërkombëtar.

“Unë nuk besoj se Kupa e Botës do të jetë turneu im i fundit. Nëse trajneri do të më ketë në planet e tij do të luaja me kënaqësi edhe në Euro 2020 sepse do të jem 31-vjeç dhe do të kem energji për të bërë një punë të mirë,” – deklaroi Hummels.

Gjithsesi, ai tha se nuk pret që të luajë edhe një Botëror tjetër, atë në Katar, në vitin 2022.

“Do të jem thuajse 34 vjeç kur të fillojë Kupa e Botës në Katar, – shpjegoi ai. – Me idenë që kam tani, do ta kem mbyllur aventurën me kombëtaren, edhe nëse kjo veprimtari do të zhvillohet në dimër.”

Related posts

(VIDEO) City nuk fal realizon dhe golin e dytë

Q.Autor

“ÇËSHTJA ËSHTË TJETËR”/ Mourinho mund të drejtuar Osimhen në Kupën e Afrikës: Po, ne e kontaktuam atë por…

Delo.autor

Man City i frikshëm, me lehtësi e mposhti Arsenalin

Q.Autor

Leave a Comment