Futboll Seria A

Dorëzohet Liverpooli, Inter dhe Barça e vazhdojnë betejën për mbrojtësin e Lazios

Barcelona dhe Interi janë të interesuara për mbrojtësin e Lazios, Stefan De Vrij dhe sipas Tuttosportit, dy gjigantët evropianë nuk kanë pse të brengosen më për interesimin e Liverpoolit.

Në fakt, blerja e Virgil Van Dijk nënkupton se “Të kuqtë” nuk do të tentojë të nënshkruajë me qendërmbrojtësin holandez kontrata e të cilit me Lazion skadon në fund te ketij sezoni.

Gazeta nga Torino raporton se Interi është i gatshëm t’i ofrojë holandezit një kontratë me pagë 4 milionë euro në vit, që është dyfishi i asaj që e fiton momentalisht në Lazio.

Por, Interi duhet ta luftojë Barcelonën për të. Skuadra Ernesto Valverdes po kërkon një zëvendësues të mundshëm të Javier Mascheranos dhe mund të bëjë ofertë për De Vrij.

Related posts

FITORJA NË DERBI PAS 5 VITESH/ Lojtarët e Tiranës e “djegin” në lokalet e natës në kryeqytet (VIDEO)

Delo.autor

SUPERIORJA ZBRET SOT NË FUSHË, POR PËR TË PROTESTUAR/ Bojkoti kthehet në kosto për klubet dhe FSHF-në

Delo.autor

Policia ANTI-TERROR në stadiumin Anfield pak orë para ndeshjes Liverpool-Manchester City (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment