Futboll Sport

Gentian Selmani në dilemë, të zgjedhë Belgjikën apo Italinë?

Gentian Selmani mund të jetë goditja e radhës në kampionatin shqiptar. Portieri dhe kapiteni i Laçit duket se karrierën do ta vijojë larg Shqipërisë, në një kampionat më cilësor. Emri i tij është lakuar shumë gjatë muajit të fundit, por burime pranë “Sport News” bëjnë të ditur se 20-vjeçari është i ndarë mes Belgjikës dhe Italisë.

Selmani është ndjekur nga menaxherë të ndryshëm gjatë periudhës së fundit, sidomos në finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Skënderbeut numri i tyre ishte i shumtë në shkallët e “Elbasan Arenës”. Në kampionatin belg mendohet që drejtuesit e klubit, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, janë të bindur për aftësitë e “gardianit”, që fitoi të drejtën e grumbullimit me Kombëtaren A pas dëmtimit të Thomas Strakoshës për dy miqësoret me Kosovën dhe Ukrainën.

Pikërisht ky grumbullim shtoi më tej edhe interesimin nga kampionati italian, që shohin te Selmani një portier të së ardhmes dhe janë gati të bllokojnë një nga 3 vendet e lojtarëve ekstrakomunitarë pikërisht me afrimin e tij. Për momentin, Gentian Selmani është i grumbulluar me ekipin e 21-vjeçarëve të Shqipërisë, që ka një tjetër miqësore ndaj Bjellorusisë, ditën e premte, më 8 qershor. Pikërisht kjo datë mund të jetë dhe fundi i dilemave mbi të ardhmen e lojtarit, që menjëherë pas përfundimit të kësaj miqësoreje mund të vendosë se ku do ta vijojë karrierën.

Related posts

Rusi 2018/ Manchester City ekipi më i përfaqësuar, “kërcënohet” nga Real Madrid

Sadik.Autor

Chelsea vazhdon me ‘spastrimet’, gati ta huazojë yllin e saj te Schalke

Q.Autor

Pjesa e parë/ Perla e Coutinho i jep avantazhin Brazilit ndaj Zvicrës (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment