Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Ferrari bën ligjin në Gjermani, Leclerc e Vettel më të shpejtët në provat e lira

Ferrari rikthehet protagonist në pistë dhe këtë gjë e bën në Hockenheim, aty ku ditën e diel do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Gjermanisë në Formula 1. Më i shpejti në pistë ishte Charles Leclerc, që dha kohën 1’13”449.

Në vendin e dytë u rendit piloti gjerman Sebastian Vettel, që para fansave të tij bëri një paraqitje të mirë, duke qenë shumë pranë shokut të tij të skuadrës. Ndërsa i treti u klasifikua Lewis Hamilton me Mercedes edhe ai pranë dy pilotëve të “kokëkuqes”.

Në vendin e katërt u klasifikua makina tjetër Mercedes, ajo e Valtteri Bottas dhe më pas u klasifikua makina Red Bull e Max Verstappen. Rezultatet e sotme konfirmojnë një Ferrari më të shpejtë, që pritet të rivalizojë me Mercedes për fitoren.

Të shtunën, në orën 15:00, do të zhvillohen provat zyrtare, ndërsa gara do të zhvillohet të dielën, me start në orën 15:10.

Related posts

TAKIMI ME MESSIN/ HALLEXHIU I VOGËL: Leo duhet të mbajë PREMTIMIN ose të…

Isa.Autor

REVOLUCION NGA “THEMELET”/ Juventus gati të sakrifikojë yllin për të befasuar Interin

Delo.autor

BARAZIM PA GOLA NË “SAN SIRO”/ Interi nuk arrin të gjejë golin e fitores, mbetet në vend të tretë

Delo.autor

Leave a Comment