Futboll Seria A Sport

Milani godet në merkato/ Kuqezinjtë arrijnë marrëveshjen me yllin 24-vjeçar

Dështimi i Manchester United Memphis Depay është shumë pranë transferimit te Milan. Tuttosport pretendon se trajneri i Kuqezinjve Gennaro Gattuso ishte në shkallët e stadiumit për ta vëzhguar nga afër sulmuesin e Lyon gjatë miqësore të Italisë ndaj Holandës në Torino.

Gjigantët italianë kërkojnë me çdo kusht të nënshkruajnë me Depay i cili ka arritur akordin me klubin. 24-vjeçari ka pranuar të firmosë një kontratë pesëvjeçare me ekipin e Serie A nga e cila do të fitojë 5 milionë euro në sezon.

Lyon e vlerëson Depay rreth 40 milionë euro dhe duan të fitojnë sa më shumë para për shkak se edhe United do të marrë një pjesë të parave.

Lojtari ishte një nga më të rëndësishmit për skuadrën e Lyon sezonin e kaluar, duke shënuar 22 gola në 47 ndeshje.

Related posts

BËN PREMITIMIN E MADH/ Boksieri Marku: Kam një objektiv të madh në jetën time dhe do ta realizoj

Delo.autor

SUPERIORE/ Tirana tenton shkëputjen e radhës, ja si është situata pas dy ndeshjeve të para të javës së 12…

Delo.autor

Cassano: Në Serinë A luajnë vetëm 3 kampionë

Q.Autor

Leave a Comment