Futboll Sport

Erdhi me bujë te Flamurtari, lojtari prezantohet papritur në Maqedoni

Futbollisti i Flamurtarit, Muarem Muarem është prezantuar te ekipi i Shkupit në Maqedoni. Lojtari është larguar papritur nga Vlora, teksa për të nuk ka patur asnjë lajmërim.

Ka qenë vetë klubi i Shkupit që ka bërë të ditur lajmin, ndërsa Muarem ka zgjedhur dhe fanelën.

“Sigurisht se ndjehem i lumtur që pas 11 viteve kthehem në klubin e dashurisë, Shkupin dhe lagjen time Çairin nga edhe e fillova jetën e një futbollisti profesionist. Shpresoj të adaptohem shumë shpejt me ekipin dhe të jap ndihmën time në realizimin e projekteve të kryesisë, ndërsa tani me pjesëmarrjen në Ligën e Evropës, klubi do ketë mundësi që përsëri të kthejë famën e dikurshme”, është shprehur Muarem.

Related posts

E TRISHTË/ Aksidenti tragjik me makinë, ndërron jetë në moshën 20-vjeçare futbollisti shqiptar

Delo.autor

Azpilicueta mes Anglisë dhe Spanjës, Bilbao ofron 20 milionë euro

Isa.Autor

Interi befason skuadrat e mëdha, gati ‘oferta e çmendur’ për Harry Kane

Q.Autor

Leave a Comment