Futboll Seria A Sport

Objektivat për sulmin/ Juventus ka në “orbitën” e tij 3 goleadorët që kushtojnë mbi 200 milion Euro

Sulmi i Juventusit pritet të ketë ndryshime. Drejtuesit bardhezi po përgatiten që për sezonin e ardhshëm reparti i avancuar të jetë në lartësinë e duhur. Nisur nga deklarata e Gonzalo Higuain, i cili u shpreh se i pëlqen ideja për të luajtur në Premier League, drejtuesit e klubit kanë nisur punën për të gjetur pasuesin e argjentinasit. Kandidatura janë të shumta, emri më i fundit është ai Robert Lewandowski. Për “bomberin” polak situata duket disi e komplikuar, pasi Bayern kërkon 200 milionë euro për ta lënë të lirë sulmuesin.

Alvaro Morata është një prej alternativave më të mundshme, madje sulmuesi spanjoll qëndron në krye të listës, teksa interes për të ka shfaqur edhe Milani. Për Moratën Chelesa kërkon 80 milionë euro, por për të arritur akordin mund të ndiqet dhe formula e huazimit me detyrim blerjeje.

Një tjetër dëshirë e hershme e Juventusit është edhe Edinson Cavani, por sërish problem mbetet paga e lartë që ai merr te PSG, 10 milionë euro në sezon. Sidoqoftë, për këtë pjesë zgjidhja mund të gjendet, teksa klubi parizien është i detyruar të heqe dorë nga disa “yjet”për shkak të Fair play-t Financiar. Nëse bardhezinjve u krijohet mundësia, këtë herë “El Matador” mund të vishet bardhezi.

Related posts

Erald Çinari drejt ekipit të njohur spanjoll

Sadik.Autor

Pësoi dëmtim të frikshëm, Sane i rikthen buzëqeshjen Pep Guardiola-s

Q.Autor

Presidenti i lojtarëve profesionistë në Zvicër: Procedurë qesharake nga FIFA, festuan me të drejtë

Isa.Autor

Leave a Comment