Futboll Seria A Sport

Hysaj gjithmonë e më larg Italisë/ Napoli gjen menjëherë zëvendësuesin e tij

Skuadra e Napolit në këto momente është duke kaluar një periudhë revolucioni, pasi në krye të pankinës është vendosur trajneri i njohur Carlo Ançelotti, i cili ka kërkuar shumë alternativa në skuadër.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Elseid Hysaj nuk po kalon një periudhë aspak të mirë, sepse 24 vjeçari ishte shumë i lidhur me të larguarin Maurizio Sarri dhe në të njëjtën kohë është shprehur i pakënaqur që nuk është nën urdhrat e ish-teknikut.

Drejtuesit e skuasrës janë vënë menjëherë në lëvizje dhe kanë gjetur dy mbrojtës të tjerë në Madrid. Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për Hakimi-n e Real-it dhe mbrojtësin e Atletico Madrid, Vrsaljko.

Ende nuk ka diçka zyrtare, por në ditët e ardhshme do të mësojmë diçka më konkrete, sepse merkato sapo ka filluar.

Related posts

PO ZHGËNJEN/ BASTI i trajnerit Allegri: RONALDO shënon gol ndaj Sassuolos

Isa.Autor

HIDHET NJË HAP I RËNDËSISHËM PËR STOLIN/ Chelsea nis bisedimet me Frank Lampard

Delo.autor

FITORJA NUK I MJAFTON BAJERNIT/ PSG-ja “hakmerret” dhe kualifikohet në gjysmëfinalen e Champions-it

Delo.autor

Leave a Comment