Futboll Sport

Botërori “Rusi 2018″/ Zbulohet kombëtarja me vlerën më të lartë

14 qershorin e ardhshëm e gjithë vëmendja e botës do të jetë në Rusi, aty ku do të zhvillohet Kupa e Botës. Një Botëror që ka disa statistika interesante, një prej të cilave ka të bëjë me vlerën e kombëtareve që do të marrin pjesë në të.

Një renditje kjo që kryesohet nga Franca, e cila ndiqet nga Spanja dhe Brazili. Ndërsa, në vendin e fundit është Panama me një vlerë 9 milionë euro. Renditja në fjalë është bërë nga e përditshmja franceze “L’Equipe”, që është bazuar në të dhënat e “transfermarkt.com”.

Kombëtarja franceze vlen plot 1 miliard e 80 milionë euro, 40 milionë euro më shumë se Spanja. Në vendin e tretë është Brazili(952), që ndiqet nga Gjermania, Anglia, Belgjika, Argjentina dhe Portugalia.

Duke shikuar të dhënat, shihet se 15 vendet e para dominohen nga kombëtaret e Europës dhe Amerikës së Jugut. Vetëm Senegal arrin të thyejë këtë duopol me 290,2 milionë eruo, kryesisht falë Mane, Koulibaly dhe Keita Balde. Ndërsa, Egjipti është në vendin e gjashtëmbëdhjetë falë Salah.

Related posts

KA RËNË NË SYTË E KLUBEVE TË MËDHA/ “Topçinjtë” gati 40 milionë euro për yllin e Juventus…

Delo.autor

Messi dhuron spektakël në stërvitje, sulmuesi duket thjeshtë, i mrekullueshëm(VIDEO)

Sadik.Autor

Dortmund sakrifikon Schurrle për të marrë “yllin” e Premier League…

Isa.Autor

Leave a Comment