Futboll Shqipëri Sport

E BUJSHME/ Ish-futbollisti i Skënderbeut transferohet te Austria e Vjenës

Ish-futbollisti i Skënderbeut, Agim Zeka, ka bërë një tjetër hap të madh në karrierën e tij. Mesfushori është transferuar së fundmi te skuadra e njohur austriake, Austria e Vienës.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi nëpërmjet njoftimit në faqen zyrtare. Për këtë afrim ka folur edhe drejtori sportiv i Austrisë së Vjenës, Peter Stoger, i cili u shpreh shkurtimisht:

“Ne  kemi sjellë një të ri, një ish-lojtari të ekipit shqiptar U-21. Ai na forcon, pasi kohëve të fundit kemi humbur shumë lojtarë nga lëndimi”, deklaroi Stoger.

Për sa i përket karrierës Zeka në të kaluarën ka qenë pjesë e Prishtinës, Skënderbeut, Lilës, Barzimit, Leiksoes, Fortuna Sitard, Muskron. 22-vjeçari numëron 10 ndeshje me Kombëtaren Shpresa të Shqipërisë.

Related posts

JETA E MIKE TYSON JASHTË RINGUT/ Si e kapi mat ish-bashkëshorten duke e tradhtuar me aktorin e njohur

Delo.autor

SËRISH DYLUFTIM KHABIB-MCGREGOR?/ Agjenti zbulon planet e rusit

Isa.Autor

LIVERPOOL SFIDON “DJAJTË E KUQ”/ Gati kontrata rekord për kompaninë amerikane…

Delo.autor

Leave a Comment