Edhe pak ditë dhe starton turneu u shumëpritur i kësaj vere, Botërori i Rusisë, në të cilin do të luajnë 32 ekipe kombëtare, të kualifikuara për në fazën finale. Ky do të jetë Botërori i 21-të, i cili ka rekorde të vendosura më parë për t’u thyer, veç të tjerave.
Më poshtë po ju njohim me kapitenët e të 32 ekipeve finalistë, që do të jenë në Rusi, teksa vetëm Brazili ka balotazh për shiritin dhe nuk është vendosur ende cili do të jetë, Thiago Silva apo Neymar. Bie në sy se katër prej kapitenëve janë portierë.
Ndër ta, spikat Essam El Hadary, “gardiani” i kombëtares së Egjiptit, i cili është edhe lojtari më i vjetër i “Rusia 2018”, me 45 vite mbi supe. Dy yjet e La Liga-s, të konsideruar më të mirët e dekadës së fundit në futboll, por jo vetëm, Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo, po ashtu, mbajnë shiritin në krahë për kombëtaret respektive.































































