Futboll Seria A Sport

ZBULON PRAPASKENËN ME CONTEN/ Ish-drejtori sportiv i Romës: Mos më çaj tr*pin, se nuk do ta jap Dzekon

Në sesionet e fundit të merkatos, Interi e ka kërkuar shumë herë Edin Xhekon. Për këtë prapaskenë ka folur në një intervistë të gjatë tek e përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport”, ish-Drejtori Sportiv i Romës, Xhanluka Petraki ku ka treguar sesi ka folur edhe me trajnerin e Interit, Antonio Konte:

“Me Konten na lidh një miqësi e fortë, por unë jam ‘grindur’ me të disa herë sepse e dëshironte Xhekon tek Interi. Mos më çaj tr*pin për Xhekon, përplase kokën në mur sa të duash, dhe nuk do t’a jap.

Xheko ishte një lojtar që ishte në zemrën e tifozëve.

Dhe unë, kur martohem me klubin, martohem dhe me tifozët e tyre.”, përfundon ish-Drejtori Sportiv i verdhekuqëve Xhanluka Petraki.

Related posts

“MESI KA SHUMË TË DREJTË…”/ Flet Setien: Nuk mund të shkatërrojmë gjithçka që kemi bërë

Delo.autor

“MË ZBULOI GJYSHJA”/ Roshi tregon emocionet e thirrjes në kombëtare, ja rrëfimi i tij

Delo.autor

Ja kush janë tre klubet e vetme pa humbje në Europë

Q.Autor

Leave a Comment