Futboll La Liga Sport

Zbulimi i bujshëm: “Trajneri i ri i Real Madrid do të jetë Guti”

José Maria Gutiérrez Hernández, i njohur si Guti do të jetë trajneri i ri i Real Madrid. E ka konfirmuar presidenti i Murcia, Victor Galvez. “Kam folur me Guti dhe duhej ta takoja të enjten për t’i kërkuar që të drejtojë skuadrën time. Por, për tani nuk është e mundur sepse Florentino Perez duket se ka për qëllim që ta zgjedhje 41-vjeçarin spanjoll si trajnerin e ri të Real Madrid”, tregoi Galvez.

“Nga ajo që kuptova, do të jetë Guti trajneri i ri i Real Madrid dhe nuk do të vijë te Murcia. Guti më telefonoi dhe më falenderoi për interesimin. Fatkeqësi që Zidane nuk e mori vendimin e tij vetëm disa ditë më vonë”, rrëfeu trajneri i Murcia, Victor Galvez. Guti do të zërë vendin e Zizou, që ka udhëhequr Los Blancos që nga 2016 dhe pasi fitoi gjithçka dha dorëheqjen e tij.

Related posts

JUVENTUSI TËRBON MILANIN/ Bardhezinjtë i rrëmbejnë nga duart yllin e madh

Isa.Autor

Joachim Low: Një humbje nuk mjafton për të hedhur poshtë kampionët e Botës!

Sadik.Autor

Ruggeri: Messi nuk duhet të luajë më për Barçën, por të nisë punën për Kupën e Botës

Sadik.Autor

Leave a Comment