Futboll Sport

PROJEKTI 30 MILION EUROSH/ Messi do të ndërtojë qendrën më të madhe të trajtimit të kancerit

Argjentinasi është një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e futbollit, por gjithashtu është i njohur edhe për aktet e bamirësisë dhe afërsinë me ata që vuajnë, veçanërisht fëmijët. Nëpërmjet fondacionit që mban emrin e tij, kampioni argjentinas ka mbledhur mbi 30 milion euro dhe do të jetë përgjegjësi kryesor për ndërtimin e qendrës më të madhe të trajtimit të kancerit në moshat pediatrike.

Struktura e re, e quajtur  SJD Pediatric Cancer, do të ndërtohet në spitalin  Sant Joan de Déu të Barcelonës  dhe do të jetë një qendër model, e specializuar në kërkime shkencore lidhur me sëmundjen e kancerit, por që padyshim që do të merret edhe me trajtimin pacientëve të vegjël.

Messi, përveç dhurimit personal dhe mbledhjes së fondeve përmes fondacionit, “vendosi fytyrën e tij” për të promovuar fushatën reklamuese të projektit. Kostoja për të ndërtuar qendrën e re është padyshim shumë e lartë dhe të gjithë, jo vetëm bizneset dhe institucionet por edhe qytetarët kanë dhuruar donacione. Për këtë arsye, ka një  fushatë për mbledhjen e fondeve  me hashtagun  #paralosvalientes  (për trimat), ku shuma e grumbulluar kaloi shifrën prej një milion euro.

Projekti synon gjithashtu të ndërgjegjësojë shoqërinë rreth sëmundjes së kancerit, një e keqe e përhapur që fatkeqësisht prek edhe moshat e reja, të detyruar çdo ditë të luftojnë si luftëtarë të vërtetë me shpresën për tu kuruar.  Gjesti i fundit i fëmijëve që vënë dy gishtërinj nën sy simbolizon luftën kundër kancerit, me shpresën se kjo qendër e re do të jetë në gjendje ta mposhtë.

Related posts

CHAMPIONS/ Formacionet zyrtare të Barça-Inter, një emër surprizë zëvendëson MESSIN

Isa.Autor

DËSHTOI NË BOTËROR/ Rinovimi i De Geas: Portieri “rrjep” Man United me kontratën e re

Isa.Autor

LAJM “BOMBË” PËR JUVENTUSIN/ Në qershor nis procesi për rrogat e fshehta

F.autor

Leave a Comment