Futboll Premier League Sport

U konfirmua se kishte arritur marrëveshjen me Liverpool, klubi i lojtarit hedh poshtë të gjitha zërat

Në 24 orët e fundit qarkulloi lajmi se lojtari i Lyonit, Nabil Fekir kishte arritur akordin me Liverpool-in për shumën 57.1 milionë funte dhe se këto ditë do zhvilloheshin dhe vizitat mjekësore, duke e cilësuar këtë gjë si çështje të mbyllur.

Së fundmi, ka qenë klubi i lojtarit, që nëpërmjet një postimi në Twitter ka hedhur poshtë të gjithë lajmet që qarkulluan së fundmi lidhur me largimin e lojtarit.

“Informacioni mbi transferimin e Nabil Fekir është i rremë. Olympique Lyonnais kategorisht mohon informacionin e rremë të shpërndarë nga shumë medie në lidhje me transferimin e Nabil Fekir në Liverpool”, shkruhet në njoftimin e publikuar pak minuta më parë.

Related posts

Ditë e veçantë për RONALDON/ 15 vite me Kombëtaren të mbushura me GOLA e REKORDE

Isa.Autor

Juventus gjen një “armë” më shumë për fundin e sezonit

Sadik.Autor

(VIDEO) Parisi bën “poker” në “Parc des Princes”, Neymar shënon super gol

Q.Autor

Leave a Comment